Momente paniku/ Dy avionë përplasen në ajër, njëri pilot shpëton pa lëndime, tjetri përfundon në spital

Bota

Momente paniku/ Dy avionë përplasen në ajër, njëri

Dy avionë të vegjël u përplasën në ajër të shtunën në provincën veriore të Modenës, në Itali, duke lënë të plagosur një pilot, raportoi agjencia e lajmeve ANSA.

Përplasja ndodhi në një fushë aviacioni për avionë e lehtë në Sassuolo, një bashki në provincën e Modenës, sipas agjencisë së lajmeve.

Njëri prej avionëve arriti të kryente një ulje emergjente, ndërsa tjetri u rrëzua në tokë, bëhet e ditur në raportim.

Piloti i avionit që kreu uljen emergjente shpëtoi pa lëndime, ndërsa piloti i avionit që u rrëzua mbeti i plagosur dhe u transportua në spital.

Zjarrfikësit dhe një helikopter i urgjencës mjekësore u dërguan në vendngjarje, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e përplasjes në ajër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion