Hetim për sjelljen ndaj protestuesve në Beograd, arrestohen 9 policë në detyrë dhe një ish-efektiv

Bota

Hetim për sjelljen ndaj protestuesve në Beograd, arrestohen 9
Dhjetë efektivë policie janë vënë në pranga në Serbi, nën dyshimet për torturë dhe ushtrim dhune ndaj studentëve dhe protestuesve gjatë demonstratave antiqeveritare në Beograd.

Sipas raportimit të agjencisë Reuters, të arrestuarit janë nëntë policë në detyrë dhe një ish-efektiv. Ata dyshohet se kanë përdorur forcë fizike dhe kërcënime ndaj personave të ndaluar, duke u shkaktuar dhimbje dhe vuajtje të rënda.

Ngjarja për të cilën po hetohen ka ndodhur në datat 14 dhe 15 gusht të vitit 2025, në garazhin e një kompleksi qeveritar në qendër të Beogradit. 

Sipas Ministrisë së Brendshme serbe, efektivët dyshohet se kanë ushtruar dhunë me qëllim marrjen e informacioneve, frikësimin dhe ndëshkimin e paligjshëm të personave të ndaluar.

Të dyshuarit shërbenin në një njësi elitë të policisë, ndërsa autoritetet kanë bërë publike vetëm inicialet e tyre. Arrestimet shënojnë veprimin e parë madhor ndaj efektivëve të dyshuar për dhunë gjatë protestave të dy viteve të fundit. 

Protestat në Serbi nisën pas tragjedisë së Novi Sadit, më 1 nëntor 2024, ku shembja e tendës së stacionit hekurudhor u mori jetën 16 personave. Studentët dolën në rrugë duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë, luftë kundër korrupsionit dhe ndryshime politike.

Gjatë demonstratave, policia përdori gaz lotsjellës, mjete për shpërndarjen e turmave dhe granata zhurmuese, ndërsa studentë dhe aktivistë denoncuan dhunë fizike dhe pasoja psikologjike.

Lëvizja studentore kulmoi me fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026, duke i dhënë fund pushtetit të Partisë Progresive Serbe, aleate e Aleksandër Vuçiçit. 

Tashmë, hetimi për dhunën policore shndërrohet në një tjetër provë për institucionet serbe dhe përgjegjësinë e tyre ndaj protestuesve.

 


 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion