Grabiti orën me vlerë 260 mijë euro në Tokio, hajduti bën atë që nuk pritet

Një orë luksoze zvicerane me vlerë më shumë se 260,000 euro, e vjedhur nga një dyqan në Tokio javën e kaluar, është kthyer së bashku me një letër kërkim faljeje, raportuan disa media japoneze.
Vjedhja ndodhi javën e kaluar në lagjen Nakano, kur një burrë që u paraqit si klient provoi një orë Audemars Piguet me vlerë 46 milionë jen dhe më pas u largua nga dyqani duke mos e hequr atë nga dora.
Megjithatë, çështja mori një kthesë të papritur, kur dyqani mori një pako më 1 nëntor që përmbante orën, së bashku me një letër të shkruar me dorë ku kërkohej falje, raportoi të hënën gazeta Asahi Shimbun dhe media të tjera, duke cituar burime anonime pranë hetimit.
Numri serial i orës i lejoi hetuesit ta identifikonin atë si artikullin e vjedhur. Kur u kontaktua nga AFP, dyqani nuk pranoi të komentonte. Sipas Asahi Shimbun, policia e Tokios është ende në kërkim të burrit të dyshuar për vjedhjen.
Në gusht, katër orë luksoze me vlerë më shumë se 1.13 milion euro u vodhën nga një dyqan tjetër në të njëjtin qendër tregtare


