Grabitën me dhu'në xhiron ditore të karburantit në Klos, zbardhen emrat e 2 të rinjve të arrestuar

Aktualitet

Grabitën me dhu'në xhiron ditore të karburantit në
Policia ka zbardhur grabitjen me dhunë të një pike karburanti në Klos, ku dy persona dhunuan punonjësin dhe i morën xhiron ditore të turnit.

Në kuadër të operacionit të policisë, janë arrestuar dy të rinjtë Julian Mosha, 22 vjeç, dhe Mateo Devole, 21 vjeç.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:10 të datës 3 nëntor 2026. Sipas policisë, dy persona kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësit të karburantit, shtetasit me inicialet S. M., dhe më pas i kanë marrë një shumë parash që përfaqësonte xhiron e turnit.

Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i dy autorëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion