Prerje e paligjshme e pyjeve në Dibër, IKMT bllokon mjetet dhe sekuestron drutë

Aktualitet

Prerje e paligjshme e pyjeve në Dibër, IKMT bllokon mjetet dhe
Drejtoria Rajonale e IKMT-së në Dibër ka bllokuar mbrëmjen e kaluar dy raste të transportit të paligjshëm të lëndës drusore, gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore të qarkut.

Ndërhyrja e parë u krye në aksin Muhur-Selishtë, ndërsa rasti i dytë u konstatua në rrugën që lidh Burrelin me Urakën. Gjatë verifikimeve, punonjësit e IKMT-së evidentuan se transportimi i materialit drusor kryhej pa dokumentacionin përkatës ligjor.

Në të dyja rastet, lënda drusore u sekuestrua dhe iu vu në dispozicion njësisë vendore. Ndërkohë, ndaj drejtuesve të mjeteve u vendosën masa administrative, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

IKMT bën me dije se kontrollet për parandalimin dhe ndëshkimin e transportit të paligjshëm të lëndës drusore dhe ndërhyrjeve të kundërligjshme në zonat pyjore do të vijojnë në të gjithë territorin e vendit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion