Nis protesta e studentëve kundër Ramës, me pankarta në duar i drejtohen Ekonomikut

Aktualitet

Nis protesta e studentëve kundër Ramës, me pankarta në duar
Për të 23-ën ditë radhazi, studentët kanë dalë sërish në protestë kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij të panegociueshme.

Ditën e sotme, studentët shihen teksa mbajnë disa pankarta nëpër duar, ndërsa marshojnë drejt fakultetit të Ekonomikut, dhe iu bëjnë thirrje të rinjve t’u bashkohen në revoltën kundër qeverisë.

Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama u ka ofruar studentëve dialog, por kjo ofertë është refuzuar vazhdimisht prej tyre. Studentët kanë këmbëngulur se dorëheqja e kryeministrit mbetet e panegociueshme dhe se nuk pranojnë negociata.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion