U tha se u sulmua nga ariu, detaje të reja për vde'kjen e 62-vjeçarit në Bulqizë, shoqërohen gruaja dhe djali

Aktualitet

U tha se u sulmua nga ariu, detaje të reja për vde'kjen e
Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë, ngjarje e cila fillimisht u raportua si sulm nga një ari, por që tashmë po hetohet si vrasje.

Sipas informacioneve të fundit, viktima është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij. Ndërkohë, djali i 62-vjeçarit dhe gruaja e tij vijojne të jenë te shoqëruar në ambientet e Policisë, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Nga ekspertiza mjekoligjore, në trupin e viktimës është konstatuar një shenjë plumbi në zonën e gjoksit, ç’ka ka ngritur dyshimet se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Megjithatë, deri në këto momente nuk ka një pistë konkrete për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja dhe rrethanat që çuan në vdekjen e 62-vjeçarit.

Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen, ndërsa priten rezultatet e mëtejshme të ekspertizës dhe veprimet hetimore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion