FOTO/ Elton Ilirjani ndriçon në London Fashion Week dhe befason me daljen në argjend

Showbiz

LajmiFundit.al.jpg

Elton Ilirjani po e zgjeron praninë e tij në skenën ndërkombëtare të modës pas paraqitjeve në Tokio, Seul dhe Nju Jork. Këtë herë ai u bë pjesë e London Fashion Week, ku mori pjesë në tri prezantime të ndryshme dhe solli në pasarelë një ndërthurje të veçantë elegance, ekstravagance dhe arti.

Ndër momentet më të spikatura ishte pjesëmarrja e tij në shfaqjen e Poet-Lab, e cila u zhvillua në një ambient industrial në East London. Skenografia e pazakontë bashkonte arkitekturën urbane, teknologjinë dhe lëvizjen e trenave mbi hapësirën ku po mbahej eventi, duke krijuar një atmosferë ideale për një spektakël krejt ndryshe.

repost-1790262818554-kqwgx.webp

Ilirjani doli dy  herë në pasarelë, por ishte dalja e fundit ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e të pranishmëve. Ai e mbylli shfaqjen me një veshje spektakolare në ngjyrë argjendi, duke e kthyer atë moment në një nga paraqitjet më të veçanta të turneut të tij.

repost-1790262818887-0tqmz.webp

Surpriza e mbrëmjes ishte edhe prania e poetes Mimoza Ahmeti, e cila këtë herë u shfaq në një rol krejt tjetër, duke ecur në pasarelë si modele.

repost-1790262819284-6l3tr.webprepost-1790262819647-qbyz3.webp

Angazhimi i Ilirjanit në London Fashion Week nuk u kufizua vetëm te Poet-Lab. Ai pati gjithashtu dy dalje në Global Fashion Collective, ku prezantoi krijime të një stilisti francez dhe të një stilisteje italiane nga Puglia, e njohur për punimin e veshjeve të saj tërësisht me dorë.

repost-1790262820038-0jwyt.webprepost-1790262820419-fm3t1.webp

Pas një serie paraqitjesh në disa prej kryeqyteteve më të rëndësishme të modës, Londra shënon një tjetër ndalesë të rëndësishme në turneun ndërkombëtar të Elton Ilirjanit.

repost-1790262820770-uqdho.webp

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion