Ervin Mata drejt ekstradimit në Shqipëri, Gjykata Supreme e Brazilit nuk pranon ankimimin e dytë

Aktualitet

Ervin Mata drejt ekstradimit në Shqipëri, Gjykata Supreme e Brazilit

Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka refuzuar ankimin e dytë të Ervin Matës kundër ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.

collage-2-1920x1080-2-9.webp

Sipas vendimit të Gjykatës Supreme Federale të Brazilit, vendimmarrja është marrë më 20 tetor 2026, në mënyrë unanime nga trupi i parë i gjykatës, me relator ministrin Alexandre de Moraes.

Avokatët e Ervin Matës pretenduan se vendimi i mëparshëm kishte lënë pa trajtuar disa çështje të ngritura nga mbrojtja. Mbrojtja kërkoi pezullimin e procedurës së ekstradimit, duke argumentuar se ishte ende në pritje të shqyrtimit një kërkesë e Ervin Matës për status refugjati në Brazil.

Avokatët ngritën gjithashtu si argument faktin se ndaj Matës ishte hapur formalisht një hetim policor në Brazil. Pretendimi i tretë lidhej me juridiksionin, duke argumentuar se Shqipëria, si shteti që kishte kërkuar ekstradimin, nuk kishte kompetencë juridiksionale për zhvillimin e procedimit penal ndaj tij. Për këto arsye, mbrojtja kërkoi pranimin e ankimit deklarativ.
Sipas relatorit Alexandre de Moraes, ankimi nuk paraqiste argumentim të mjaftueshëm për të evidentuar mangësi në vendimin e mëparshëm. Gjykata vlerësoi se vendimi ishte arsyetuar në mënyrë të plotë, ndërsa ankimi kishte karakter zvarritës dhe vononte përfundimin e procedurës së ekstradimit.

Për këtë arsye, ankimi nuk u pranua për shqyrtim dhe gjykata urdhëroi certifikimin e vendimit si të formës së prerë, pa pritur publikimin e tij.

Gjykata Supreme Federale e Brazilit kishte miratuar më 21 gusht 2026 kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës. Vendimi u mor në mënyrë unanime, pas shqyrtimit të çështjes në seancën virtuale të zhvilluar nga 14 deri më 21 gusht.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion