Lëvizja nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit / Veliaj kërkon zyrtarisht shpjegime nga institucionet për transferimin

Aktualitet

Lëvizja nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit / Veliaj kërkon

Erion Veliaj, përmes avokatit të tij Plarent Ndreca, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar informacion dhe dokumentacion të plotë mbi transferimin e kryebashkiakut të Tiranës nga IEVP Durrës në IEVP Fier, më 28 tetor 2026.

Bëhet me dije se Veliaj kërkon vënien në dispozicion të urdhrit të transferimit, arsyetimit ligjor, komunikimeve mes institucioneve dhe dokumenteve që provojnë njoftimin e Veliajt, duke kërkuar trajtim urgjent të çështjes.

Sipas kërkesës, dokumentacioni është i nevojshëm për të verifikuar ligjshmërinë e transferimit dhe për të mundësuar ushtrimin efektiv të së drejtës së ankimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion