Erion Vishkulli u plagos me plumb gome në sy gjatë protestës dhe u dërgua për trajtim në Itali, qeveria merr vendimin për të riun

Politikë

Erion Vishkulli u plagos me plumb gome në sy gjatë protestës dhe

Qeveria ka miratuar një fond prej 5 milionë lekësh për të mbuluar shpenzimet e mjekimit të 28-vjeçarit Erion Vishkulli, i cili u plagos në sy gjatë protestës së 24 shtatorit në Tiranë. Vendimi vjen në të njëjtën ditë kur i riu iu nënshtrua me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, fondi prej 5 milionë lekësh do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa pagesa do të kryhet pas paraqitjes së faturave përkatëse nga institucioni ku po kurohet 28-vjeçari.

Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, njoftoi se ndërhyrja kirurgjikale e Vishkullit në Itali ka përfunduar me sukses dhe se mjekët kanë arritur t'i shpëtojnë syrin. Gjatë operacionit është nxjerrë edhe trupi i huaj që ndodhej në sy, ndërsa procesi për rikthimin e shikimit do të vijojë.

Erion Vishkulli u plagos gjatë protestës së 24 shtatorit dhe fillimisht mori ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, përpara se të dërgohej për trajtim të specializuar në Itali.

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar më herët se trupi i huaj i nxjerrë nga syri do të sekuestrohet për ekzaminim, për të përcaktuar natyrën e tij, pasi dyshimet fillestare kanë qenë se bëhej fjalë për një plumb gome.

Vendimi i plotë

V E N D I M PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. ERION VISHKULLI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.36, datë 21.1.2026, të Këshillit të Ministrave,

“Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2026”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Erion Vishkulli, në masën  5 000 000 (pesë milionë) lekë.

2. Ky fond përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

3. Pagesa bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion