"Rrëmbim policor" dhe transferim politik/ Erion Veliaj lëshon alarmin nga burgu i Durrësit

Politikë

"Rrëmbim policor" dhe transferim politik/ Erion Veliaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka denoncuar sot një tentativë për transferim të detyruar nga IEVP Durrës në burgun e Fierit, duke e cilësuar atë si një "rrëmbim policor".

 Përmes një deklarate për shtyp, Veliaj bën me dije se autoritetet e burgjeve kanë refuzuar t'i vënë në dispozicion aktet dhe arsyet ligjore të këtij vendimi, ndërsa i ka bërë thirrje urgjente Ministrisë së Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë për atë që e cilëson si një "transferim politik".

DEKLARATË PËR SHTYP E KRYEBASHKIAKUT ERION VELIAJ

Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më transferuar në burgun e Fierit.

Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti.

Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia.

Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore.

I kërkoj publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik.

Erion Veliaj

IEVP Durrës, 28 tetor 2026

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion