Nga Gjermania drejt Shqipërisë: Ekstradohet i shumëkërkuari i SPAK-ut, i akuzuar për planifikim vrasjeje (EMRI)

Aktualitet

Nga Gjermania drejt Shqipërisë: Ekstradohet i shumëkërkuari

Ardit Gjokrosa është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, pasi akuzohet për disa vepra penale, mes tyre sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Hamza Terziu.

Sipas akuzave, Gjokrosa dyshohet për përfshirje në këtë ngjarje në bashkëpunim të veçantë, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ai akuzohet për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, parashikuar nga nenet 80 dhe 28/4 të Kodit Penal.

Gjithashtu, ndaj tij rëndojnë akuzat për “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, sipas nenit 333/a, paragrafi 2, si dhe për “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334, pika 1, i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion