Era e kanabisit zbulon plantacionin, arrestohen dy shqiptarë në Gjermani

Bota

Era e kanabisit zbulon plantacionin, arrestohen dy shqiptarë në

Një kontroll rutinë policor në Kalbe, në landin Saksoni-Anhalt të Gjermanisë, ka çuar në zbulimin e një plantacioni të madh kanabisi të ngritur brenda një godine të pabanuar. Në pranga kanë përfunduar dy shtetas shqiptarë, 32 dhe 56 vjeç.

Ngjarja u regjistrua pasditen e 2 tetorit, kur efektivët që patrullonin në zonë vunë re një erë të fortë kanabisi që vinte nga një objekt në rrugën Breiten Weg. Dyshimi i shtyu policët të kontrollonin godinën, ku zbuluan rreth 800 bimë kanabisi në faza të ndryshme rritjeje.

Dy shqiptarët ndodheshin në ambientet e objektit dhe u ndaluan menjëherë nga autoritetet.

Të dyshuarit dolën para gjykatës më 3 tetor, pas kërkesës së Prokurorisë së Stendalit.

Gjykata vendosi masën e paraburgimit për të dy, të cilët më pas u dërguan në institucionet penitenciare.

Autoritetet gjermane nuk kanë bërë publike deri tani detaje të tjera mbi organizimin e plantacionit apo rolin konkret të dy të arrestuarve. Hetimet për rastin vijojnë.

ME TE LEXUARAT