FOTO e rrallë / Studentët e inxhinierisë nën diktaturë, ja si i motivonte Enver Hoxha për vitin e ri akademik

Aktualitet

FOTO e rrallë / Studentët e inxhinierisë nën diktaturë,

Në foto: Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike e Elektrike në Universitetin e Tiranës, gjatë një ore mësimi gjatë viteve ‘80

Në hapje të vitit të ri akademik, ish udhëheqësi komunist Enver Hoxha i motivonte kësisoj studentët.

““Universiteti dhe shkollat e tjera të larta, ku përgatiten specialistët e fushave të ndryshme, kanë për detyrë të nxjerrin kuadro të formuar e të kalitur politikisht e ideologjikisht, me horizont të gjerë kulturor, të armatosur me dije të thella shkencore, të përgatitur për jetën”.

Në vitin 1990, para se të niste procesi i liberalizimit të arsimit dhe hapja e universiteteve private, Shqipëria me një popullsi 3.3 milionë banorë numëronte rreth 24,000 deri në 26,000 studentë në të gjithë sistemin e arsimit të lartë publik, përfshirë sistemin me shkëputje dhe pa shkëputje nga puna.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, më 5 tetor 2026, nisi zyrtarisht viti i ri akademik 2026–2027 në të gjitha universitetet publike dhe private në Shqipëri.

Rreth 120 mijë studentë janë rikthyer mes të cilëve 20 mijë të rinj ulen sot për herë të parë në universitet. Rreth 70% e studentëve kanë zgjedhur universitetet publike, ndërsa 30% ato private. Ndërkohë që popullsia e Shqipërisë ka rënë në 2.3 milionë banorë. 

ME TE LEXUARAT