Zjarr në Gramëz në Krujës, flakët përhapen në oborret e banesave

Aktualitet

Zjarr në Gramëz në Krujës, flakët përhapen në

Një zjarr i rënë në një kanal me shkurre, në afërsi të qendrës së fshatit Gramëz, ka rrezikuar të kthehet në një situatë serioze për zonën e banuar.

Flakët, të favorizuara edhe nga era, janë përhapur me shpejtësi duke depërtuar deri në oborret e disa banesave. Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës ka parandaluar përhapjen e zjarrit në një banesë, ku flakët kishin mbërritur deri në oborr.  

Ndërkohë, vijon puna e forcave zjarrfikëse për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa situata po monitorohet për të shmangur përhapjen e zjarrit drejt banesave të tjera.

Dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht nga banorë të zonës, të cilët përdorin djegien si praktikë për pastrimin e tokave bujqësore nga shkurret dhe ferrat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion