"E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa": Luizi surprizon me deklaratën, telefonata live që zbulon gjithçka

Në puntatën e kësaj të premteje, moderatori Luiz Ejlli riktheu një batutë, ku përmendet edhe Beatrix Ramosaj. E ftuar në këtë puntatë ishte tezja e Beatrixës, këngëtarja e mirënjohur Albërie Hadërgjonaj.
Moderatori tentoi të telefononte Beatrixën, por kjo e fundit nuk u përgjigj, ndërsa Albërija telefonoi motrën e saj, Antigona Ramosaj, me të cilën Luizi pati një telefonatë, ku kërkoi dhe falje për batutën nëse ish-banorja e BBVIP 1 është ndjerë e prekur.
Luizi: Antigon. Dua të të them vetëm dy gjëra. E para, ku mund ta gjejmë Beatrix-ën?
Antigona Ramosaj: Beatrixa është në Miami për momentin, po merret me disa projekte. I ka bërë shumë mirë Amerika.
Luizi: Edhe mua më ka bërë punë Amerika. Njerëzit i kam andej, vetë jam këtu. Tani dëgjo, unë kam bërë një batutë me Beatrix-ën, ku ka përmendur edhe Kiarën time.
E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixi. Nëse është mërzitur, sinqerisht i kërkoj falje, të duam shumë. Je shumë vajzë e mirë. A mundesh që kur të vijë nga Miami, t’i japësh Beatrixës një përqafim të madh nga unë dhe Kiara?


