"Ai provokon shpesh...", Sara Mila zbulon çfarë fshihet pas simbolikës së luanit në videon e Ramës

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur edhe lidhur me videon e shpërndarë ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
Kur u pyet në lidhje me simbolin e luanit të shfaqur në video, Mila u shpreh se Rama shpesh provokon përmes statuseve.
Mila u shpreh se kjo video nuk është e lidhur me situatën e mbrëmjes së djeshme pasi sipas saj në votimin e Reformës Territoriale, PS tregoi se triumfon mbi egot personale.
“Është brenda natyrës të profilit të komunikimit publik të kryeministrit. Nuk mendoj se është një video që mund të mund të bëjë shumë lajm në sensin që ç’ ne dhe pse sepse ju e dini se kryeministri Rama shpesh herë provokon me të tilla statuse apo reagime.
Nuk mendoj që domosdoshmërisht ka qenë e lidhur me të mbrëmshmen.
Sa do ta thoja nëse do të kishte një lidhje kronologjike mendoj që do të ishim jo në një unitet 85 vota pro dhe konkretisht votat e Partisë Socialiste kanë qenë të gjitha pro reformës administrative-territoriale çka tregoi dhe njëherë që trëndafili triumfoi mbi mbiemrat e përvetshëm edhe ndoshta mbi egot personale”, tha deputerja Mila.


