“E hodhën në furgonin e morgut si kriminel” – Mes lotësh, babai që humbi djalin në aksin Fier-Seman ngre akuza të rënda

Aktualitet

“E hodhën në furgonin e morgut si kriminel” – Mes

Nexhat Kulla i cili humbi djalin e tij nga një aksident tragjik në aksin Fier-Seman, përveçse ngre shqetësimin për mungesën e sinjalistikës së rrugës, por vë në pah një tjetër situatë alarmante.

Për emisionin “Tak Fak”, ai ka treguar një tjetër anë të errët dhe shumë shqetësuese. Fokusi dhe vëmendja e emisionit “Tak Fak” zhvendoset edhe te mënyra se si u trajtua aksidenti? Si u trajtua viktima? Këto janë çështje që ngrenë edhe më shumë alarmin.

“Çunin tim nuk e shoqëron policia për në morg, nuk e merr ambulanca. Por e marrin e hedhin në një furgon të morgut. Më thonë Nexhat çuni jot është plagosur dhe po e çojnë në spital. Unë i them ti je makinë morgu? Vazhdoj rrugën dhe e shoh se e kishin hedhur çunin tim mbrapa si një kriminel…

E lashë makinën time në rrugë dhe e shoqërova me makinën e morgut…Ne jemi një shtet kriminel. Ekspertët nuk shkruajtën mungon barriera mbrojtë, mujgojnë tabelat… Çdo aksident policia e shtetit i shet kufomat, nuk i lë t’i marrë ambulanca…

Trupin e çunit tim duhet ta shoqëronte policia deri në morg.. Policia i thotë funeralit hajde se ke një viktimë dhe bëjnë pazar”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion