“Spiunja ma e famshme në botë” – A po krahasohet Zoja me Mata Harin?

Dinamikat brenda shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, janë duke marrë kahe të ndryshme.
Në mëngjesin e sotëm është zhvilluar një bisedë nga Arlinda me banorët tjerë ku tregon se ia ka bërë me dije Zojës që po krahasohet me Mata Harin.
Banorët tjerë nga kureshtja e madhe e pyetën se kush është ky person.
“Mata Hari është spiunja ma e madhe në botë, ku në fund u dashtë me vra, se i ka ditë krejt sekretet e shtetit, dhe është vra për mos me i qitë sekretet e shtetit, e furin, e mbysin se din gjithçka”, tha Arlinda.
Madje ajo e demonstron se si mund të luhej ky rol pasi banorët e pyetën se çka është joshja.
“Kur ti ma bon, a po ma jep ni kafe, unë të them, jo nëse s’më kallzon për qit trip, unë s’ta jepi qit kafe, kjo është joshja”, tha më tej Liki.


