“Duhet dialog”, delegacioni i BE reagon për protestën në Tiranë: Hetoni pretendimet për dhunë

Aktualitet

“Duhet dialog”, delegacioni i BE reagon për protestën
Teksa Tirana po digjet dhe protesta vijon mes tensioneve, ka reaguar dhe delegacioni i BE në kryeqytet.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka shprehur shetësimin për përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë, duke kërkuar respektimin e të drejtave themelore dhe hetimin me përparësi të pretendimeve për përdorim të tepruar të forcës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.

Në një reagim publik, Delegacioni i BE-së thekson se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

“Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve”, thuhet në reagim.
Delegacioni evropian nënvizon se veprimet e policisë duhet të jenë proporcionale dhe në përputhje me të drejtat themelore të qytetarëve. Gjithashtu, BE-ja kërkon që rastet e pretenduara të dhunës të hetohen me përparësi.

Në deklaratë, u bëhet thirrje të gjitha palëve të përfshira që të ulin tensionet dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

“Dialogu konstruktiv ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara”, përfundon reagimi i Delegacionit të Bashkimit Evropian.

Reagimi vë në fokus përgjegjësinë e palëve për respektimin e të drejtave themelore dhe shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës

ME TE LEXUARAT