Tensionet në Ministrinë e Arsimit, protestuesi pla'goset në kokë
Lajmifundit
/
14 October 2026, 13:35
Aktualitet

Në Rrugën e Durrësit vijojnë tensionet mes protestuesve dhe forcave policore.
Një prej protestuesve shfaqet i plagosur në kokë. Ndërkohë, në ndihmë protestuesit i ka ardhur edhe deputeti i PD-së, Bardh Spahia.
Protestursit e maskuar kanë hedhur fishekzjarre drejt policisë dhe Ministrisë së Arsimit.Po ashtu ata kanë goditur me gurë edhe autobotin e ujit. Uniformat blu kanë hedhur ujë 'blu' për shpërndarjen e tyre.
Sakaq, një e re është shoqëruar nga efektivët e Policisë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ndërsa dëgjohet të kundërshtojë shoqërimin duke thënë: “Po protestoj paqësisht”.

