“Po protestoja paqësisht”, e reja merret me forcë nga dy punonjës të policisë

Për të dytën ditë radhazi studentët janë tubuar përpara Ministrisë së Arsimit, sot më të shumtë në numër se një ditë më parë.
Pasi bënë barrikadë me kangjellat, studentët iu vunë zjarrin edhe koshave të mbeturinave dhe reklamave në rrugë.
Ndërkohë që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë bënë një lëvizje të shpejtë duke spostuar protestuesit. Policia përdori gazin lotsjellës dhe ujin, ndërsa ka disa të shoqëruar.
Mes të shoqëruarve është edhe një vajzë, e cila duket që po shoqërohet nga dy policë, njëri mes tyre civil. Sipas protokollit, shoqërimi i vajzave duhet të bëhet nga policet femra.
“Po më marrin me forcë, unë po protestoj paqësisht”, tha vajza e cila kishte maskë në fytyrë.


