Dro'gonin dhe përdh'unonin femra për vite me radhë, gjykata merr vendimin ekstrem për tre vëllezërit milionerë

Bota

Dro'gonin dhe përdh'unonin femra për vite me radhë,
Tre vëllezër amerikanë, të njohur për pasurinë dhe aktivitetin e tyre në sektorin e pasurive të paluajtshme, janë dënuar me nga 30 vite burg secili nga një gjykatë në New York, pasi u shpallën fajtorë për drogimin dhe përdhunimin e dhjetëra grave gjatë dekadave.

Tal Alexander, 40 vjeç dhe binjakët Oren e Alon Alexander, 39 vjeç, u shpallën fajtorë në mars. Sipas prokurorisë, ata përdornin pasurinë dhe statusin e tyre shoqëror për të joshur gratë në festa, prona luksoze dhe udhëtime, ku më pas kryenin sulme seksuale.

Gjatë gjyqit pesëjavor, 11 gra dëshmuan se vëllezërit u kishin ofruar dhurata dhe udhëtime në destinacione si Aspen dhe Bahamas, përpara se t’i drogonin dhe t’i përdhunonin. Disa prej viktimave deklaruan se ishin të mitura në kohën e ngjarjeve.

Gjatë seancave, 12 viktima folën për pasojat psikologjike që kishin përjetuar. Disa kërkuan dënimin maksimal, burgim të përjetshëm për secilin prej vëllezërve. Gjykatësja Valerie Caproni i cilësoi veprimet e tyre si monstruoze dhe kritikoi faktin që ata vazhdonin të mohonin fajësinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion