"Më ngacmoi sek'sualisht", ish-Miss Zvicra lëshon akuza të forta ndaj ish-presidentit Donald Trump

Bota

"Më ngacmoi sek'sualisht", ish-Miss Zvicra lëshon akuza
Një akuzë e rëndë ndaj presidentit amerikan Donald Trump është rikthyer në vëmendjen e publikut pas publikimit të një raporti nga demokratët në Komitetin Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA. Në dokument përfshihet edhe dëshmia e Beatrice Keul, ish-modele dhe pjesëmarrëse në konkursin Miss Switzerland, e cila pretendon se është përdhunuar nga Trump në vitin 1993.

Sipas raportit, ngjarja e pretenduar ka ndodhur në nëntor të atij viti, në hotelin Plaza në New York, pronë e Trumpit në atë periudhë. Keul ishte 24 vjeçe dhe ndodhej në hotel në kuadër të një aktiviteti të lidhur me një konkurs bukurie, raportojnë mediat që i referohen dokumentit.

 
Në dëshminë e përfshirë në raport, ish-modelja pretendon se Trump i kishte premtuar ndihmë për të siguruar vizë amerikane dhe për t’u pranuar në Universitetin e New Yorkut. Më pas, sipas saj, një person nga rrethi i tij e kishte ftuar të takohej me të në një suitë të hotelit. Keul pretendon se, sapo hyri në dhomë,

Trump e sulmoi seksualisht me forcë. Sipas përshkrimit të saj, incidenti i shkaktoi dëmtime fizike, përfshirë gjakderdhje dhe mavijosje. Raporti e paraqet dëshminë si një përshkrim të një sulmi të rëndë.

Ajo pretendon gjithashtu se, pas ngjarjes, Trump kishte vijuar t’i premtonte ndihmë për vizën dhe studimet në SHBA, ndërsa i kishte kërkuar të mos fliste për atë që kishte ndodhur. Kjo nuk është hera e parë që Keul ka bërë publike pretendime për një përvojë të pakëndshme me presidentin amerikan.

Në tetor të vitit 2024, ajo foli për herë të parë publikisht për incidentin e pretenduar në hotelin Plaza, duke e akuzuar Trumpin për puthje dhe prekje pa pëlqimin e saj. Në atë kohë, ajo nuk e kishte përshkruar ngjarjen në të njëjtat terma që përmban raporti i fundit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion