Dosja e Belinda Ballukut në GJKKO, çfarë pritet të ndodhë pas mbylljes së hetimeve nga SPAK?

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK, 8 ditë pasi organi i hetimit u komunikoi akuzat për korrupsion pasiv, shkelje barazie në tendera, fshehje pasurie dhe pastrim parash.
Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-numrin dy të qeverisë dhe të pandehurve të tjerë për procedimin penal 136.
Sipas akuzave të komunikuara nga SPAK më 20 tetor, çështja përfshin disa veprash penale:
Nëntë raste të dyshuara të shkeljes së barazisë në tendera publikë, në bashkëpunim.
Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë.
Mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, në dy raste.
Pastrim i produkteve të veprës penale, në lidhje me dy pasuri të paluajtshme.
Në fokus të hetimit janë disa tendera të rëndësishëm të infrastrukturës, mes tyre kontrata për Tunelin e Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe të Tiranës.


