Drejt dyerve të gjykatës pa masë sigurie, zbardhen detajet nga mbyllja e hetimeve për Belinda Ballukun

Politikë

Drejt dyerve të gjykatës pa masë sigurie, zbardhen detajet nga
Belinda Balluku u paraqit këtë të mërkurë në SPAK ku u njoftua për mbylljen e hetimeve të dosjes penale në ngarkim të saj. Së shpejti çështja për ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ish-zv.kryeministren Balluku do të kalojë në Gjykatën e Posaçme, GJKKO.

Ndërkohë, siç raporton gazetari Arsen Rusta, Balluku do të përballet në procesin gjyqësor pa asnjë masë sigurie. 

Paçka se SPAK kishte kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit për deputeten e PS-së, më 12 mars 2026 mazhoranca socialiste votoi me 82 vota kundër heqjes së imunitetit për Ballukun.|

Mbi ish-zv.kryeministren rëndojnë 5 akuza specifike: "shkelje e barazisë në tendera" (në 9 raste), dy raste "korrupsion pasiv", "pastrim parash" (për dy pasuri), dhe "fshehje e pasurisë" (në dy raste). 

Hetimet përfshijnë abuzime me projektet e Tunelit të Llogarasë, Unazës së Madhe dhe një tenderi tek Albcontrol. Së bashku me Ballukun, sot në SPAK u paraqit edhe biznesmeni Pandeli Carapuli për t'u njoftuar me mbylljen e hetimeve. Ai akuzohet zyrtarisht për "pastrim parash". 

Në të njëjtën dosje të mbyllur nga SPAK, si person i përfshirë dhe i marrë i pandehur rezulton gjithashtu edhe ish-futbollisti Igli Tare dhe biznesmeni Arbër Abazi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion