"Askush nuk e kupton kur vuaj..." Grida Duma rrëfen anën e panjohur të vetes: Kam paguar çmimin e lirisë me vetmi

Showbiz

"Askush nuk e kupton kur vuaj..." Grida Duma rrëfen anën e
Një bisedë ndryshe nga zakonisht ka qenë ajo e Grida Dumës në emisionin “Goca dhe Gra”, ku moderatorja ka lënë për pak mënjanë diskutimet publike për të ndarë me publikun disa nga përjetimet e saj personale dhe emocionet që rrallë i shfaq.

Gjatë një diskutimi me Ema Andrean, Ori Nebiajn dhe Selin Bollatin, Duma u ndal te raporti që ka me forcën, duke pranuar se pikërisht tipari që e ka ndihmuar të përballojë sfidat e jetës është kthyer njëkohësisht edhe në dobësinë e saj më të madhe.

Ajo tregoi se imazhi i një gruaje që ia del gjithmonë dhe nuk dorëzohet lehtë shpesh i bën të tjerët të harrojnë se edhe ajo ka momente të vështira, kur ka nevojë për mbështetje dhe mirëkuptim.

“Është njësoj si dashuria dhe urrejtja që takohen. Dobësia ime është forca ime. Nuk ka nevojë të jem kaq e fortë sa jam. Të jesh gjithnjë e fortë largon njerëzit nga vetja. Më mungon empatia e të tjerëve, më mungon fakti që nuk ma kupton asnjëherë askush që vuaj”, u shpreh ajo.

Një nga momentet më të ndjera të bisedës erdhi kur Ema Andrea e pyeti nëse lirinë e kishte paguar me vetmi. Përgjigjja e Dumës ishte e drejtpërdrejtë: “Absolutisht po”.

Moderatorja pranoi se e ka pranuar tashmë koston e zgjedhjeve dhe rrugës që ka ndjekur, duke lënë të kuptohet se pas qëndrueshmërisë që të tjerët shohin tek ajo fshihet edhe një anë që jo gjithmonë arrin të marrë vëmendjen dhe dashurinë që dëshiron.

E pyetur nëse do të donte të ndryshonte diçka në këtë raport me veten, Duma u përgjigj se do të dëshironte të ishte më e butë dhe t’i lejonte vetes të jetonte edhe pa ndjesinë e vazhdueshme të detyrimit për të qenë e fortë.

Ajo shpjegoi se prej kohësh është mësuar të funksionojë mbi parimin e asaj që duhet të bëjë, duke e pasur të vështirë të ndalet te dëshirat e saj personale.

“Duhet dhe dua gjithë kohën, mund të jetë edhe vetëm dua, pa duhet. Dhe këtë gjë unë nuk e kam takuar akoma në jetën time”, përfundoi Grida Duma, duke ndarë një reflektim që zbuloi një tjetër dimension të personalitetit të saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion