Dështon sërish gjyqi në GJKKO, ç'po ndodh me procesin ndaj Meta-Kryemadhit? Në 1 tetor pritet...

Politikë

metaaa_sd.webp
Shtyhet sërish seanca për ish presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Shkak u bë sërish mungesa e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues Rudina Palloj. Seanca e radhës do të zhvillohet më 1 tetor, ora 10:00. Në seancë të pranishëm si publik ishin avokatët e Metës dhe Kryemadhit.

Kryesuesi i trupit gjykues Erjon Bani kërkoi nga avokati i Ilir Metës Bujar Musta , të deklaronte arsyen përse nuk donte të përfaqësonte klientin, ndërsa qëndronte në sallë.

Musta tha para gjykatës se ndihej i kërcënuar se Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka marrë dy vendime për bojkotin e seancave dhe se rrezikon heqjes e licencës nëse thyen bojkotin.

Bani i bëri me dije se po cenohet administrimi i drejtësisë dhe kjo përbën vepër penale, sipas nenit 264 të Kodit Penal, “detyrimi për te marrë pjesë ose jo në grevë”.

Ndërkohë Meta tha se kjo situatë po cenon interesat e tij për proces gjyqësor dhe se avokati është në pozitë për shkak të licencës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion