“Hyseni, shërbëtore e Ramës dhe Vuçiçit”, Berisha hedh akuzat e forta ndaj ish-kreut të SHISH-it

Politikë

berihsaa-370x225.jpg
Qytetarët protestojnë para Kuvendit, ndërsa aktualisht mbahet edhe seanca plenare.
 
Kreu i PD Sali Berisha e cilësoi një seancë të turpshme. Gjatë fjalës së tij kreu i PD theksoi se siguria e vendit ‘është shembur totalisht’, duke nënvizuar se kryetarja e SHISH rezulton një anëtare e grupit të struktural kriminal Agasi.

Berisha tha se edhe më herët e kishte paralajmëruar se Ergys Agasi është mafiozi më i madh i Europës.

 “Kjo seancë do të hyjë në histori si seanca e turpshme e mbledhur ndonjëherë. Sot Kuvendi mblidhet si parlamenti i Ergys Agasit, parlamenti më i papërgjegjshëm në tërë historinë e një vendi.

Për çdo qytetar shqiptar, që i thotë vendit vend, sigurisë siguri, çështja e të gjitha çështjeve është shembja totale e sigurisë së vendit pasi kryetarja e SHISH rezulton një anëtare e poshtër e grupit të strukturuar kriminal Agasi.

Në këtë sallë kam deklaruar se Agasi është mafiozi më i rrezikshëm i Europës, kontrollonte të gjithë internetin e territorit të vendit, sekretet e shtetit dhe SHISH,. Kishte fuqi të pakufizuar nga padrino i vendit. Rasti i Vlora Hysenit, është i treti në botë. Hyseni, personazh i përçudnuar, pasi shkarkohet nga detyra në Kosovë, vjen këshilltare e padrinos dhe më pas në krye të SHISH.

Emërimi i saj jashtë të gjithë kritereve përbën aktin më të papërgjegjshëm ndja sigurisë së vendit, emërimi ishte për një rol të dyfishtë. Ishte shërbëtore e Vuçiçit dhe Ramës.

Ana më e zezë është se njeriu që kishte detyrë sigurinë e vendit dhe qytetarëve të vendit, bashkëpunonte me hanxharët e krimit dhe ishte ushtare e tyre.
Me urdhër të Agsit ju thërriste në zyrë, Damian e ke vetë parasysh ti, Uluzi merre dosjen sa herë del emri aty”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion