"Qeveria e ka marrë përgjegjësinë...", reagon Ministri i Drejtësisë për arrestimin e ish-drejtoreshës Hyseni

Aktualitet

640-0-1790236083x1790235139-gogu-186.jpg
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka folur lidhur me arrestimin e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Duke folur për mediat, Gogu tha se ndarja mes përgjegjësisë politike dhe asaj penale është e qartë, duke theksuar se qeveria e ka marrë përgjegjësinë politike përmes vendimit për shkarkimin e Hysenit nga drejtimi i institucionit.

Ai tha ndër të tjera se drejtimi i SHISH është garantuar përmes emërimit të një drejtuesi të ri, ndërsa për përgjegjësinë penale duhet pritur përfundimi i procesit gjyqësor.

“Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri derisa të ketë një drejtues përfundimtar. Përgjegjësia penale është individuale, individët kanë përballë proceseve.

Qeveria e shkarkoi drejtuesin për shkak të akuzës dhe siguroi vazhdimësinë e institucionit. Për sa i përket se çfarë ka ndodhur në institucion duhet të presim të gjithë procesin. Përgjegjësia politike është kur ti merr drejtimin që institucioni të vazhdojë të bëjë punën”, tha Gogu.

ME TE LEXUARAT