Deri më tani keni blerë nga TEMU? Kujdes! BE miraton planin me rregullat e reja

Komisioni Evropian ka miratuar planin e veprimit të platformës kineze Temu për të korrigjuar shkeljet e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA), që lidhen me detyrimet ligjore për vlerësimin e rreziqeve, veçanërisht për përhapjen e produkteve të paligjshme në tregun e saj online.
Kompania kineze do të ketë katër muaj kohë për të zbatuar masat e parashikuara në plan. Ato përfshijnë kontrolle mbi sistemet e moderimit të përmbajtjes, algoritmet e rekomandimit dhe praktikat manipuluese në publikimin e njoftimeve të produkteve.
Plani do t'i nënshtrohet gjithashtu një verifikimi të jashtëm dhe të pavarur. Komisioni Evropian do të monitorojë zbatimin e masave, pasi në maj të vitit 2026 i vendosi Temu-t një gjobë prej 200 milionë eurosh.



