Plagosja në protestë / Çfarë parashikon protokolli mjekësor në Romë për operacionin e dytë të të riut

Aktualitet

Plagosja në protestë / Çfarë parashikon protokolli
28-vjeçari nga Elbasani, Erion Vishkulli, i cili mbeti i plagosur në syrin e majtë nga një plumb gome gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, është rikthyer në spitalin “San Carlo” në Itali, pas një konsultimi të specializuar në spitalin “Gemelli” në Romë.

Sipas gazetares Alba Kepi, familjarët e të riut janë në pritje të përgjigjes së mjekëve specialistë, e cila do të përcaktojë hapat e mëtejshëm të trajtimit dhe mundësinë e kryerjes së një ndërhyrjeje kirurgjikale në syrin e dëmtuar.

Vishkulli pësoi dëmtime të rënda në syrin e majtë pasi u godit me plumb gome gjatë protestës kombëtare të zhvilluar të shtunën, më 24 tetor, në kryeqytet. Fillimisht, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin e Traumës në Tiranë, për t’u transferuar më pas, të dielën, drejt Italisë, ku do të merrte trajtim më të specializuar.

Protesta u shoqërua me përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve, ndërsa forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës, plumba gome dhe mjete të tjera për shpërndarjen e turmës. Gjatë tubimit pati gjithashtu arrestime të shoqëruara me përdorim force.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion