"Dorëheqje të Edi Ramës nuk ka", Taulant Balla: Harrojeni se mund të ketë ndryshim të pushtetit pa votë

Politikë

"Dorëheqje të Edi Ramës nuk ka", Taulant Balla:
"Ka një propozim për dialog me studentët, sepse e vërteta është që ata kanë të drejtë për të protestuar dhe për kërkesat që parashtrojnë. Megjithëse ne jemi një nga vendet që kemi trajtim të veçantë për studentët ekselentë. Këta studentë marrin 600 euro nga shtetit. Studentët nga familjet në vështirësi nuk paguajnë asgjë për universitetin dhe marrin 100 euro nga shteti.  

Unë mendoj se dialogu nuk mund të zhvillohet në këto kushte. Çdo shqiptar në shumicë nuk e pranon faktin që ti dëmton dhe që pasojat e dhunës duhet t'i paguajë ai.   

Dorëheqje të Edi Ramës nuk ka. Rama është zgjedhur më 11 maj të vitit 2025 dhe ka të gjithë mbështetjen e grupit parlamentar të PS dhe të votuesve. Dialog patjetër por jo me ata që me urdhër të Sali Berishës   

Dialog po, nëse duan paraprakisht të çojnë listën e çështjeve. Prandaj kryeministri këmbëngul çdo ditë para Kryeministrisë. Unë i këshilloj të ndjekin këshillën e studentëve serbë. Natyrisht në çdo rast, përshëndetet kjo fitore.  Ata protestuan për dy vite dhe në fund shkuan në zgjedhje. Vota është ajo që vendos. Në demokraci harrojeni se mund të ketë ndryshim të pushtetit pa votë.

Kushdo që duhet të marrë pjesë në zgjedhje, duhet të regjistrohet. Të gjitha partitë opozitare në Serbi u shkrinë dhe nuk morën pjesë. Partinë Socialiste e keni këtu, do jetë me programin e vet, Shqipëria 2030 për ta çuar atë në fund. Nuk do ketë zgjedhje të parakohshme."- tha Balla. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion