Zbardhen diskutimet në mbledhjen e grupit të PS, paketa për tubimet në protestë pritet të kalojë me procedure të përshpejtuar

Politikë

Zbardhen diskutimet në mbledhjen e grupit të PS, paketa për
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me diskutimet nga mbledhja e grupit parlamentar të PS e cila u mbajt këtë të hënë në Kryesinë e Kuvendit.

Mbledhja përfundoi pas gati një ore teksa i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Në qendër të diskutimeve mësohet se kanë qenë projektbuxheti i vitit 2027, ligji për tubimet, si dhe angazhimi i deputetëve në terren pranë qytetarëve.

Mesohet se u diskutuan dëmet që qeveria do të paguajë për bizneset nga protestat teksa theksoi se do të përfshihen në buxhetin e vitit 2027 që do të kalojë këtë javë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Në mbledhjen e grupit është diskutuar që ligji për tubimet mund të kalojë me procedurë të përshpejtuar në Parlament. Shehu shton se porosia e kryeministrit për deputetët ka qenë që të jenë në terren dhe të zhvillojnë takime me qytetarët.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion