Kthesa në Beograd, Veliaj dërgon mesazh pas fitores së studentëve: T'u përgjigjemi nevojave të kësaj gjenerate

Politikë

Kthesa në Beograd, Veliaj dërgon mesazh pas fitores së
Në një kohë kur Shqipëria po përjeton prej ditësh protesta të dhunshme, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përcjellë nga qelia një mesazh për lëvizjet e të rinjve, duke marrë shkas nga fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Ai ka uruar studentët serbë për rrëzimin e Aleksandër Vuçiçit, të cilin e quan “makiavelisti dhe populisti i Beogradit”.

Por përtej rezultatit zgjedhor në Serbi, Veliaj është ndalur te mesazhi që protestat studentore përcjellin për politikën. “Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’”, shkruan ai, duke theksuar se qytetarët dhe politikëbërësit duhet të kuptojnë sa më shpejt nevojat dhe pritshmëritë e brezit të ri.

Në postimin e tij, Veliaj ka uruar edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët, sipas projeksioneve që ai citon, mund ta rrisin përfaqësimin e tyre në Parlamentin serb nga një në dy mandate.

"Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit!

Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate.

Urime të përzemërta edhe shqiptarëve tanë në Serbi, të cilët, sipas projeksionit aktual, e rrisin përfaqësimin e tyre nga një në dy mandate. Një zë më i fortë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi!" shkroi Veliaj në rrjetet e tij sociale. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion