Rënia e pushtetit 14-vjeçar në Beograd, Berisha: U krye funerali i aleatëve të Ramës, drejtësia ndërkombëtare duhet të veprojë

Politikë

Rënia e pushtetit 14-vjeçar në Beograd, Berisha: U krye
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi zgjedhjet në Serbi, teksa Aleksandar Vuçiç ra nga pushteti pas 14 vitesh.

Berisha u shpreh se Vuçiç duhet të ishte në burg në Hagë prej vitesh. Shtoi se studentët e shporrën politikën e zezë të tij.

Gjithashtu, Berisha deklaroi se në Serbi iu bë funerali edhe partisë simotër të Partisë Socialiste në Shqipëri, partisë së Daçiçit, që nuk mori as përfaqësim në parlament.

“Vuçiç prej vitesh duhet të ishte në burgun e Hagës. Ai përcolli Mlladiçin me nderimet më të larta shtetërore.

Aleksandar Vuçiç ishte një kukull e Putinit në Ballkan. Populli serb nxori nga politika një nga figurat më të zeza. Atë që nuk bëri dot faktori ndërkombëtar, e bëri rinia e Serbisë.  Dje, u u organizua funerali i partisë si motër së PS-së në Shqipëri, partisë së Daçiç, që e lanë jashtë parlamentit.

Goditja e Vuçiç në Serbi është goditje edhe për mikun e tij në Shqipëri Edi Ramën. Rama duhet të mësojë nga ajo që ndodhi në Serbi”, tha Berisha.

Më tej, Berisha u shpreh se Rama dhe Vuçiç kishin marrëdhënie padron-argat. Sipas tij, largimi i Vuçiç, argatin e la me një këmbë, të plagosur rëndë.

“Rama me Vuçiçin kishin marrëdhënie padron-argat. Largimi i Vuçiçit, argatin e la me një këmbë, të plagosur rëndë”, deklaroi Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion