Deputetja demokrate bën për "dush të ftohtë" Ballën: Kur flet për dh'unën, më kujtohet kur hipje mbi kokat e policëve

Debate të ashpra kanë përfshirë seancën e fundit parlamentare, ku përfaqësues të opozitës kanë lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe ministrave.
Në qendër të kritikave ishte nisma ligjore që synon të ndryshojë rregullat për organizimin e protestave, e cila nga opozita po cilësohet si një mjet për të shtypur zërin qytetar.
Gjatë fjalës së saj, deputetja e opozitës Ina Zhupa iu drejtua drejtpërdrejt Taulant Ballës, duke i kujtuar veprimet e tij të shkuara ndaj forcave të rendit dhe duke e akuzuar për hipokrizi sa i përket respektit ndaj Policisë së Shtetit.
Ina Zhupa: Kur dëgjoj Taulant Ballën që flet për policinë e shtetit dhe për dhunën, nuk më del nga mendja skena Taulant, ku ishe mbi kokat e policëve në dyert e KQZ-së.
Kur të fshish atë nga YouTube-i, atëherë hajde edhe fol për respektin ndaj policisë së shtetit. Jo jam kujdesur që mos të bije kur rrije mbi kokat e tyre.
Nuk ka turp më të madh se mbasi ke dhunuar rininë shqiptare, mbasi ke bërë aktet më barbare që nuk ka njohur asnjë shtet tjetër demokratik, të vish këtu dhe të kalosh një paketë për të shtuar represionin, frikën, gjobitjen ndaj protestuesve që gëzojnë në fakt një të drejtë kushtetuese.
Këtu mbrapa meje janë ministrat, ndaj të cilëve protestohet dhe këta vendosin të sjellin në emër të Edi Ramës akte për të ndaluar protestën kushtetuese. Po mirë nderuar kolegë, ku e keni parë ju që duhet të vendosni ju vendin, orën se ku duhet të qëndrojnë qytetarët për të protestuar? Në cilin model? Në cilin vend të botës?


