"Mos prekni Policinë se..." Dy ditë para protestës kombëtare Balla paralajmëron qytetarët të tregojnë vetëpërmbajtje

Politikë

"Mos prekni Policinë se..." Dy ditë para protestës
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka reaguar ashpër ndaj opozitës, duke i kujtuar asaj ngjarjet e 21 janarit dhe duke kërkuar drejtësi për atë që ai e cilëson si një krim të pazbardhur plotësisht. 

Gjatë replikës në Kuvend mbi nismën e qeverisë “anti-protestë”, Balla i bëri thirrje të drejtpërdrejtë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të marrë në konsideratë vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe kombëtare për hetimin e zinxhirit komandues të asaj kohe.

Sipas tij, është e papranueshme që opozita të flasë për të drejtat e njeriut dhe dhunën në protesta, ndërkohë që në krye të saj qëndron një person i akuzuar institucionalisht për vrasjet e vitit 2011. Ai rikujtoi retorikën e atëhershme të Sali Berishës për "çadrat pistoletë" dhe presionin e ushtruar mbi stafin mjekësor për të manipuluar të vërtetën e vrasjeve në bulevard.

Në fjalën e tij, Balla theksoi se Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykata e Lartë kanë lënë detyra të qarta për organet e drejtësisë shqiptare. Ai kërkoi që SPAK të veprojë pa vonesë për të zbatuar këto vendime dhe për të hetuar urdhëruesit e të shtënave mbi protestuesit.

Gjithashtu Balla dënoi protestat e fundit, duke i quajtur ato si një rast unik në Europë ku personat që përdorin mjete të rrezikshme si molotovët, gjejnë strehim brenda selisë së një partie politike. 

Ai akuzoi deputetët e opozitës se kanë shërbyer si mburojë për t'i shpëtuar këta individë nga përballja me forcën e ligjit.

Taulant Balla: Këtu dhe po na vini këtu dhe ju jeni të shqetësuar, ju flisni ju për të drejtat e njeriut, kur ende keni në krye të partisë tuaj një individ mbi të cilin rëndon një akuzë institucionale e Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut, e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, ku thuhet qartë që për 21 janarin duhet të hetohet i gjithë zinxhiri komandues i urdhërimit për të qëlluar mbi trupat e protestuesve. 

Ju çoheni ju dhe na thoni ne po flisni ju për dhunë në protestë? E mban mend Saliun apo nuk e mban mend? E mban mend si tha që mes protestuesve qëlluan me çadra pistoletë nga brenda turmës dhe e detyroi drejtorin e spitalit ushtarak të dilte aty të thoshte kanë vrarë njëri-tjetrin? Pastaj kur dolën pamjet e mediave dhe gjithçka historia dihet pas, po sot kemi detyrimin dhe unë i bëj thirrje prokurorisë së posaçme që atë vendim të Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut, atë vendim të Gjykatës së Lartë ta zbatojë. Ka lënë detyra.

Ky është diskutimi që duhet të bëjmë. Sa i përket akteve të dhunës këtu nuk ka asnjë diskutim. Është rasti i vetëm në Evropë ku të gjithë personat që hidhnin molotov në fund vajtën u mbyllën te selia e Partisë Demokratike. Të gjithë u mbyllën atje dhe pastaj dolën deputetë e Partisë Demokratike te dera e SHQUP-it për të mos lejuar policinë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion