Tërmeti që tronditi Shqipërinë, 7 vite nga tragjedia që mori 51 jetë njerëzish

Aktualitet

Tërmeti që tronditi Shqipërinë, 7 vite nga tragjedia që
Kjo e enjte shënon shtatë vjetorin e tërmetit tragjik të ndodhur më 26 nëntor 2019, ku si pasojë humbën jetën 51 persona dhe u plagosën afro 1 mijë të tjerë. Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave duke lënë pa strehë shumë familje kryesisht në Thumanë dhe në disa zona të Durrësit. 

Mëngjesi i 26 nëntorit ku vendi u trondit nga një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës rihter la një plage të pashërueshme për familjet dhe të afërmit e 51 viktimave të tij.

Qindra të plagosur, la pas ajo dridhje e fuqishme e tokës, kryesisht në Durrës, Kurbin, Tiranë e Lezhë. Shembje pallatesh, shtëpish, shkolla e institucione të tjera. 

Thirrjet dëshpëruese të familjareve qe të afërmit i kishin nën rrënoja, sirenat e autoambulancave, policisë, zjarrfikësve, ushtrisë, ushtonin ngado. Mbi 200 mijë persona u preken direkt nga dëmet që la pas.  

Shqipëria u kthye menjëherë në qendër të raportimeve të mediave botërore. Shqiptarët, fqinjët, partnerët nisen mobilizimin e shpejtë për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë. Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri ishte më vdekjeprurësi për vitin 2019 në gjithë botën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion