Cikloni sjell stuhi dhe reshje intensive, disa qarqe në rrezik për përmbytje, ngrihet alarmi për motin sot, 26 nëntor 2026

Aktualitet

Cikloni sjell stuhi dhe reshje intensive, disa qarqe në rrezik për
Një qendër e fuqishme ciklonare e zhvilluar në veri të Shqipërisë do të sjellë prezencë të vranësirave dhe shirave me intensitet të lartë në zonat veriore dhe veriperëndimore, duke rrezikuar përmbytje në qarqet: Bajram Curri, Shkodër, Pukë, Lezhë, Durrës dhe Vlorë.

Sipas MeteoAlb, orët e pasdites dhe natës do të shtojnë intensitetin e shirave në zonat jugore dhe juglindore të vendit. Në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C, temperatura më e ulët e shënuar në Pukë, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 22°C, përkatësisht në qarqet Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë 85 km/h nga drejtimi kryesisht JUGOR. Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 6 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion