Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen se kanë dëmtuar habitatin e Parkut Natyror të Lumit Vjosa duke gërryer shtratin e lumit me fadromë.
Në pranga ka rënë Lorenc Bami, 44 vjeç, banues në Tepelenë, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë Andi Hasani, 49 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas Policisë, ngjarja është konstatuar një ditë më parë në vendin e quajtur “Gallaticë”, në fshatin Vasjar të Memaliajt, ku shërbimet kanë evidentuar ndërhyrje me fadromë në shtratin e lumit Vjosa, zonë e mbrojtur mjedisore.
Të dy personat akuzohen për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


