Kërcënoi me sulm Kryeministrin polak dhe Ministrin e Mbrojtjes, arrestohet autori i dyshuar
Lajmifundit
/
11 October 2026, 20:07
Bota

Autoritetet polake kanë neutralizuar një rrezik të lartë për sigurinë e krerëve të lartë të shtetit, pasi kanë arrestuar një person të dyshuar për planifikimin e një sulmi ndaj Kryeministrit Donald Tusk dhe Zëvendëskryeministrit e gjithashtu Ministrit të Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz.
Lajmi u konfirmua fillimisht nga vetë kreu i qeverisë polake përmes një postimi në platformën X, ku shkroi: “Burri që kërcënoi me sulm është arrestuar”, duke vlerësuar reagimin e shpejtë dhe vendimtar të strukturave policore.
Arrestimi u konfirmua zyrtarisht edhe nga Ministri i Brendshëm, Marcin Kierwiński.


