PD përgatitet për protestën e 28 nëntorit, porosi anëtarëve: Shpërndajeni informacionin

Politikë

PD përgatitet për protestën e 28 nëntorit, porosi
Partia Demokratike duket se ka nisur përgatitjet për protestën e 28 nëntorit. 

Në grupin e anëtarëve është dërguar një mesazh ku bëhet me dije se demokratët do u bashkohen studentëve në tubimin para Ministrisë së Arsimit, më 28 nëntor, në orën 10:00. Gjithashtu, anëtarëve që dëshirojnë të marrin pjesë në protestë u kërkohet të kontaktojnë kryetarët dhe sekretarët e degëve për organizimin e pjesëmarrjes. 

“Të dashur demokratë, Ditën e shtunë, 28 nëntor 2026, ora 10:00, pranë Ministrisë së Arsimit, Partia Demokratike angazhohet në mbështetje të kauzës së studentëve për largimin e kësaj qeverie.

Lutemi që ky informacion të shpërndahet tek anëtarët tanë. Të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesëmarrës në protestë duhet të kontaktojnë me kryetarin dhe sekretarin e degës për çështje organizimi”, thuhet në mesazh. 

Partia Demokratike pritet të ndryshojë kështu mënyrën se si i bashkohet protestave të studentëve. Nëse në tubimet e mëparshme, deputetë dhe mbështetës së Partisë Demokratike mblidheshin më herët para godinës së kryeministrisë dhe më pas iu bashkoheshin studentëve tek Ministria e Durrësit, më 28 nëntor, ata do e nisin tubimin duke u bashkuar me të rinjtë që në fillim.  

Kujtojmë se në protestat e fundit ka patur përplasje mes protestuesve, pasi studentët nuk pranonin në tubimet e tyre deputetët e Partisë Demokratike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion