Policia Rrugore me “dorë të hekurt” / 978 masa administrative dhe 2 të arrestuar gjatë një jave

Aktualitet

Policia Rrugore me “dorë të hekurt” / 978 masa

Policia Rrugore Korçë vijon monitorimin intensiv me pajisje inteligjente, në të gjitha akset e qarkut, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun.

Policia bën me dije se si rezultat i monitorimit, gjatë një jave, janë arrestuar 2 shtetas që janë kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 978 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Sipas Policisë, janë vendosur 200 masa për parakalime të gabuara; 262 masa për ndalim të gabuar të mjetit; 17 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 11 masa për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit; 52 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 32 masa për mosrespektim të këmbësorëve në vijat e bardha; 10 masa për përdorim të celularit; 7 masa për xhama të errësuar dhe 387 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Korçës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë rrugore.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion