Çfarë shkaktoi përplasjen e tmerrshme? Trenat e shpejtësisë së lartë përplasen në Spanjë, detajet e para

Bota

Çfarë shkaktoi përplasjen e tmerrshme? Trenat e
Një aksident hekurudhor mes dy trenave me shpejtësi të lartë është regjistruar këtë të mërkurën në Spanjë, duke paralizuar plotësisht qarkullimin në një nga linjat më të rëndësishme të vendit.

Operatori hekurudhor shtetëror Adif ka njoftuar përmes një postimi në “X” se trenat janë përplasur nga mbrapa jo kokë më kokë. Megjithatë, në njoftimin e parë zyrtar, autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi shkaqet e sakta të ngjarjes apo nëse ka persona të lënduar.

Për shkak të këtij incidenti, trafiku hekurudhor në linjën me shpejtësi të lartë që lidh kryeqytetin Madrid me rajonin jugor të Andaluzisë është pezulluar deri në një njoftim të dytë.

Autoritetet kompetente dhe ekipet e emergjencës ndodhen në terren për të menaxhuar situatën dhe për të vlerësuar dëmet, ndërkohë që mijëra udhëtarë pritet të preken nga vonesat dhe anulimet e linjave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion