Qytetarja gris ftesën për dialog te Kryeministria, studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Aktualitet

Qytetarja gris ftesën për dialog te Kryeministria, studentët e
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, duke dalë në protestë për të kërkuar ndryshime dhe për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Me thirrjen “studentët kërkojmë revolucion”, ata janë mbledhur për të përcjellë mesazhet e tyre dhe për të kërkuar reagim nga institucionet përgjegjëse.

Kujtojmë që prej më shumë se dy javësh studentët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Në mbështetje të tyre kanë dalë edhe pedagogët, të cilët janë solidarizuar, duke thënë se do të qëndrojnë në krah të studenteve deri në plotësimin e kërkesave, ku kryesorja është dorëheqja e Edi Ramës.

Ndërkaq një qytetare që është dhe pjesë e protestës, ka grisur ftesat e sotme për dialog të vendosura te Kryeministria nga kreu i Qverisë Edi Rama.
Qytetarja gris ftesën për dialog te Kryeministria, studentët e

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion