Shpërthim me tritol në Tiranë, lënda plasëse vendoset në oborrin e një banese, dëmtohen dy automjete

Aktualitet

Shpërthim me tritol në Tiranë, lënda plasëse vendoset
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në Tiranë, në oborrin e banesës së një 56-vjeçari.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy automjete të parkuara në oborrin e banesës së shtetasit me inicialet S. N.

Deri në këtë fazë, Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me shkaqet e shpërthimit apo personat që mund të jenë të përfshirë.

Grupet hetimore po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion