Protesta e studentëve, tubimi zhvendoset sot para Parlamentit, "blindohen" të gjitha hyrjet e goditjes

Aktualitet

Protesta e studentëve, tubimi zhvendoset sot para Parlamentit,
Një protestë është njoftuar nga studentët ditën e sotme në orën 09:30 para parlamentit. Ndryshe nga ditët e tjera, protesta sot do të nisë më herët për shkak se në Kuvend zhvillohet seanca e radhës plenare.

Për këtë arsye edhe policia ka marrë masat për të mos lejuar protestuesit t'i afrohen godinës parlamentare.

Kjo është dita e 17-të e protestës studentore në Tiranë ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit mëngjesin e sotëm ju ka bërë ftesën e radhës studentëve për dialog, e cila është refuzuar vazhdimisht nga protestuesit.

Protestat që nisën mesditën e 12 tetorit dhe kanë vijuar çdo ditë, janë shoqëruar me trazira, kaos dhe përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Theksojmë se protestat, të shoqëruara me incidente dhe përplasje të shumta, kanë sjellë dhe plagosje të efektivëve dhe protestuesve.  

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion