Zyrtares së lartë i bie të fikët teksa po fliste për vaksinën AstraZeneca

Bota

Zyrtares së lartë i bie të fikët teksa po fliste për

Danimarka është bërë një ndër vendet e para të Europës që ka pezulluar përgjithmonë përdorimin e vaksinës së kompanisë anglo-suedeze, Astrazenica.

Vendimi erdhi pas raporteve gjithnjë e në rritje të rasteve të trompozës tek personat që u injektuan me medikamentin anti-Covid.

Gjatë konferencës për shtyp, teksa ministri danez po shpaloste planet që do të ndërmerren në të ardhmen nga qeveria për vaksinën AstraZeneca, ndodhi e papritura. Zyrtares së Lartë të Shëndetësisë i ranë të fikët duke shqetësuar jo pak personat e pranishëm në konferencë.

Sipas autoriteteve, zyrtarja u përmend pak çaste më vonë dhe është dërguar në spital për kontrolle të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion